Kirurgjia vaginale është monopol i gjinekologut.
Ndërsa në kirurgjinë e hapur apo laparoskopike mund të ndërhyjë edhe kirurgu i përgjithshëm, kjo teknikë mbetet ekskluzivitet i gjinekologjisë.
“ACOG në protokollin e saj thekson: Nëse pacientja ka nevojë për histerektomi, e para që duhet t’i rekomandohet është histerektomia vaginale sepse ka përparësi ndaj teknikave të tjera.”
Kjo konferencë jep informacion të plotë shterues për inkontinencën urinare dhe për kirurgjinë transvaginale të adnekseve. Histerektomia vaginale me teknikat e përparuara mund të realizohet deri në 80-90% të rasteve të histerektomive.
Përparësitë Teknike
Mund të realizohet në të gjitha sallat operatore gjinekologjike pa kërkuar pajisje apo instrumenta të veçanta.
Kosto & Efikasitet
Realizohet me instrumentat metalikë standardë që disponon çdo spital në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Përparësitë ndaj teknikave të tjera
- Kohë operative e shkurtër.
- Më pak humbje gjaku intraoperator.
- Më pak komplikacione.
- Ditqëndrim më i pakët (shtrohet sot, del nesër).
- Nuk ka plagë abdominale.
- Përdor instrumenta kirurgjikal të thjeshtë metalik.
- Nuk ka nevojë për pajisje të kushtueshme (si laparoskopia).
- Më pak medikamente intra dhe post operator.
- Realizohet me anestezi spinale (laparaskopia jo).
- Kthimi në jetën normale shumë i shpejtë.
- Kurba e përvetësimit profesional më e shkurtër se teknikat e tjera për gjinekollogun.
Vendi & Koha
08 – 09 Maj 2026
E Premte & E Shtunë
UAMD, Salla e Madhe
Durrës, Shqipëri
Përfshihen në regjistrim:
- Pjesëmarrja në Konferencë
- Dreka e datës 8 Maj
- Coffee break (8-9 Maj)
- Materialet e Konferencës
“Konferenca është në proçes akreditimi nga ISCK”