Shërbimet në Klinika Tradita

Cistektomi Vaginale

Cistektomia vaginale është heqja kirurgjikale e cisteve ovariane nëpërmjet aksesit vaginal — pa prerje në bark. Kur indikacioni klinik e lejon këtë qasje, ajo ofron avantazhe të rëndësishme: traumë minimale, rikuperim më i shpejtë dhe rezultat estetik superior krahasuar me teknikat me prerje abdominale.

Cistektomia Vaginale

Çfarë është cistektomia vaginale

Cistet ovariane janë formacione të mbushura me lëng që zhvillohen në sipërfaqen ose brenda vezores. Shumica janë beninje dhe shumë zhduken vetë me kalimin e kohës, por kur kisti është i madh, i vazhdueshëm, simptomatik ose ka karakteristika që kërkojnë analizë histologjike, heqja kirurgjikale bëhet e nevojshme.

Cistektomia vaginale është procedura gjatë së cilës kisti heqet nëpërmjet vaginës — duke shfrytëzuar aksesit natyral pa asnjë prerje në murin e barkut.

Kjo teknikë është minimalisht invazive, kryhet nën anestezi dhe lejon rikuperim të shpejtë dhe pa plagë të dukshme për pëcienten. Kisti i hequr dërgohet gjithmonë për analizë histologjike për të konfirmuar natyrën e tij.

Kujt i nevojitet cistektomia vaginale

Cistektomia vaginale rekomandohet për femrat me ciste ovariane që nuk zhduken me kalimin e kohës, janë të mëdha ose shkaktojnë simptoma si dhimbje në legen, ndjesi presioni ose shqetësime gjatë aktiviteteve të përditshme.

Ajo rekomandohet gjithashtu kur ekografia ose parametrat klinikë sugjerojnë nevojën për konfirmim histologjik të natyrës së kistit. Vendimi për zgjedhjen e kësaj teknike merret pas vlerësimit të plotë individual — duke marrë parasysh madhësinë, vendndodhjen dhe karakteristikat e kistit, si dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientes.

Si realizohet cistektomia vaginale?

Costektomia vaginale realizohet nepermjet tre rrugeve kirurgjikale

1-Cistektomia laparoskopike

2-Cistektomia Laparotomike

3-Cistektomia vaginale.

Gjate cistektomise laparotomike behet nje prerje ne paretin abdominal, ne murin e barkut dhe arrihet kaviteti peritoneal. Ekspozohet cisti dhe hiqet. Eshte me e thjeshte per kirurgun por ka prerje barku, laparotomine qe ka mangesite e veta

Gjate cistektomise laparoskopike kaviteti peritoneal arrihet nepermjet 3 ose 4 portave hyrese abdominale, dmth shpohet pareti abdominal dhe nepermjet tij futen ne kavitetin peritoneal 3 ose kater instrumenta laparoskopike. Nepermjet tyre realizohet heqja e cistit.

Cistektomia vaginale realizohen heqjen e cistit nga rruga vaginale, pa e care barkun (laparotomia) dhe pa e shpuar barkun (laparoskopia) por nga rruga natyrale. Kjo eshte nje nga arsyet qe cistektomia vaginale eshte teknika me mini invazive e mundeshme. Ne kliniken gjinekollogjike KLINIKA TRADITA ne kemi nje eksperience mbi 30 vjecare ne kirurgjine vaginale dhe kemi arritur te bejme me qindra raste te tilla. Ne mendojme qe kjo teknike, kur eshte e realizuaeshme eshte teknika qe ka me perparesi nda teknikave te tjera kirurgjikale. Prandaj ne e promovojme si teknike kirurgjikale me vlera dhe me perfitime per pacientin, familjaret. Gjithashtu eshte nje teknike me shpenzimet me te pakta te mundeshme, me sitqendrim shume te paket, pra operohesh sot e del neser dhe me sida perparesi te tjera.

Pse duhet të zgjidhni Klinikën Tradita

Cistektomia vaginale është pjesë e kirurgjisë gjinekologjike vaginale të ofruar nga Klinika Tradita — klinikë me mbi 35 vite eksperiencë, eë licencuar dhe me specializim të thelluar në kirurgjinë vaginale. 

Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni, me mbi 3000 ndërhyrje kirurgjikale vaginale të realizuara me sukses dhe formim ndërkombëtar, vlerëson me kujdes çdo rast dhe zgjedh qasjen më pak invazive që garanton rezultat të sigurt dhe rikuperim optimal. Klinika Tradita, e themeluar si institucioni i parë gjinekologjik i licencuar në Shqipëri, zbaton standarde bashkëkohore ndërkombëtare në çdo ndërhyrje kirurgjikale.

Rezervo njË takim

Duke dorëzuar këtë formular, ju pranoni Politikën tonë të Privatësisë. Ne garantojmë që informacioni juaj nuk do të zbulohet.

Sticky contact form

Gati për të filluar trajtimin tuaj?

Rezervoni një konsultë dhe merrni vlerësim profesional për problemin tuaj.

Pyetje të shpeshta

Si mund të rezervoj një vizitë gjinekologjike te Klinika Tradita?

Për të rezervuar një vizitë gjinekologjike në Klinika Tradita, mund të na kontaktoni direkt në numrin +355 69 438 3300 ose të na shkruani në email: info@klinikatradita.com. Stafi ynë do t’ju ndihmojë të zgjidhni orarin më të përshtatshëm për konsultën tuaj.

Kur duhet të bëj një kontroll gjinekologjik?

Një kontroll gjinekologjik rekomandohet të kryhet rregullisht, edhe kur nuk keni shqetësime të dukshme. Vizita gjinekologjike ndihmon në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e problemeve të shëndetit riprodhues, si infeksionet, çrregullimet hormonale, dhimbjet pelvike apo ndryshimet në ciklin menstrual.

Çfarë shërbimesh gjinekologjike ofron Klinika Tradita?

Klinika Tradita ofron konsulta gjinekologjike, ekografi gjinekologjike, kontrolle parandaluese, ndjekje të shtatzënisë, diagnostikim dhe trajtim të problemeve gjinekologjike, duke përfshirë edhe prolapsin gjenital dhe inkontinencën urinare, si dhe procedura të ndryshme të specializuara sipas nevojës së pacientes. Çdo vizitë realizohet me kujdes, profesionalizëm dhe teknikat më bashkëkohore.

Ku ndodhet Klinika Tradita?

Klinika Tradita ndodhet në Rruga Hafiz Podgorica 6, Durrës 2000, Albania. Për të rezervuar një vizitë ose për të marrë më shumë informacion mbi oraret dhe shërbimet gjinekologjike, mund të telefononi në +355 69 438 3300 ose të shkruani në info@klinikatradita.com.

Ne jemi gjithmonë pranë jush!

Kontakt

Keni pyetje apo dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.

E hënë – E enjte 08:00 – 18:30
E premte 08:00 – 15:00
Contact form