Shërbimet në Klinika Tradita

Çrregullimet e ciklit menstrual

Çrregullimet e ciklit menstrual janë ndër arsyet më të shpeshta pse femrat kryejnë një konsultë gjinekologjike dhe shpesh janë shenjë e parë e një çekuilibri hormonal ose gjinekolgjik që kërkon vlerësim të specializuar. Ato kane shkaqe te ndryshme. Nder shkaqet kryesore jane miomat, tumoret beninje, endometritet, polipet intrakavitare etj.

Diagnostikimi i hershëm dhe i saktë lejon identifikimin e shkakut dhe orientimin drejt trajtimit të duhur.

Ne KLINIKA TRADITA qe eshte nje klinike gjinekollogjike ne Durres ne ofrojme teknikat me moderne te diagnostikimit per menometroragjine dhe gjithashtu ofrojme teknikat kirurgjikale mini invazive gjinekollogjike transvaginale per histerektomine kur eshte e nevojshme, per polipektomine histeroskopike kur eshte e nevojshme.

Bejme diagnostikim profesional per patollogjite e kavitetit uterin nepermjet histeroskopise diagnostike qe eshte nje paisje moderne dhe me e sakta profesionalisht per vleresimin e kavitetit uterin. Te gjitha keto jane arsye shume te rendesishme per cfare ne ofrojme dhe gjithashtu motivojne pacienten per tu vizituar dhe per tu konsultuar ne KLINIKA TRADITA.

Crregullimet e ciklit menstrual
Çrregullime të ciklit menstrual

Çfarë janë çrregullimet e ciklit menstrual

Cikli menstrual normal ka një regularitet, një kohëzgjatje dhe një sasi gjakderdhjeje brenda kufijve të caktuar. Çdo devijim i qëndrueshëm nga ky model konsiderohet çrregullim i ciklit. 

Cilat konsiderohen menstruacione normale.

Menstruacionet n ormale zgjasin nga 3 deri 7 dite

Kane sasi mesatare te sekreiconeve hemoragjike vaginale

Perseriten cdo 28 dite + – 3 dite

Pergjithesisht jane pa dhimbje

Quhet menorragji kur ka menstruacione me shumice qe mund te shkaktojne anemi.

Quhet metroragji kur menstruacionet zgjatin mbi norme dhe me hemroagji me copa. Ka raste kur menometroragjia mund te zgjasi edhe 2 3 jave.

Ndër format më të zakonshme janë: 

  • mungesa e menstruacioneve (amenorre), 
  • menstruacione shumë të shpeshta ose shumë të rralla, 
  • hemorragji të tepërt ose zgjatje të gjakderdhjes (menorragji), 
  • dhimbje të forta menstruale (dismenorre), 
  • si dhe gjakderdhje ndërmjet dy cikleve. 

Shkaqet mund të jenë hormonale, strukturore — si polipet ose mioma uterine — ose të lidhura me probleme si vezorja policistike, çrregullimet e tiroides, stresi ose mënyra e jetesës.

Kujt i nevojitet vizita gjinekologjike për çrregullimet e ciklit menstrual

Çdo femër që vëren ndryshime të qëndrueshme në ciklin e saj menstrual — pavarësisht moshës — duhet ta sjellë këtë shqetësim në vëmendjen e gjinekologut. 

Kjo vlen sidomos kur menstruacionet mungojnë pa shkak të njohur, kur hemorragjia është e tepruar ose zgjat më shumë se normalja, kur dhimbjet janë të forta dhe ndikojnë në aktivitetin e përditshëm, ose kur keni gjakderdhje jashtë ciklit. 

Çrregullimet e ciklit mund të kenë ndikim edhe në fertilitetin e femrës, ndaj vlerësimi i hershëm është i rëndësishëm sidomos për ato që po planifikojnë shtatzëni.

Pse duhet të zgjidhni Klinika Tradita

Klinikën Tradita, çrregullimet e ciklit menstrual vlerësohen si pjesë e një tabloje gjithëpërfshirëse të shëndetit hormonal dhe gjinekologjik të pacientes. Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni kombinon ekzaminimin klinik me mjetet moderne diagnostikuese — ekografi dhe analiza laboratorike — për të ndërtuar një diagnozë të saktë dhe një plan trajtimi të arsyetuar. 

Ne KLINIKA TRADITA, nje klinike gjinekollogjike ne Durres, ne ofrojme diagnostikim bashkekohor per diagnostikim e sakte te shakqeve te menometroragjise dhe trajtim bashkekohor edhe medikamentoz dhe kirurgjikal. Kemi paisje dhe instrumeta moderne per diagnostikimin dhe trajtimin e menometroragjise si Histeroskopi, Rezektoskopi, marres biopsie mekanik dhe elektrit, etj.

Klinika Tradita, me mbi 35 vite eksperiencë të licencuar dhe me fokus të vazhdueshëm te aplikimi i metodave bashkëkohore diagnostikuese dhe trajtuese, ofron kujdesin e duhur për çdo femër që kërkon siguri dhe qartësi për shëndetin e saj.

Rezervo njË takim

Duke dorëzuar këtë formular, ju pranoni Politikën tonë të Privatësisë. Ne garantojmë që informacioni juaj nuk do të zbulohet.

Sticky contact form

Gati për të filluar trajtimin tuaj?

Rezervoni një konsultë dhe merrni vlerësim profesional për problemin tuaj.

Pyetje të shpeshta

Si mund të rezervoj një vizitë gjinekologjike te Klinika Tradita?

Për të rezervuar një vizitë gjinekologjike në Klinika Tradita, mund të na kontaktoni direkt në numrin +355 69 438 3300 ose të na shkruani në email: info@klinikatradita.com. Stafi ynë do t’ju ndihmojë të zgjidhni orarin më të përshtatshëm për konsultën tuaj.

Kur duhet të bëj një kontroll gjinekologjik?

Një kontroll gjinekologjik rekomandohet të kryhet rregullisht, edhe kur nuk keni shqetësime të dukshme. Vizita gjinekologjike ndihmon në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e problemeve të shëndetit riprodhues, si infeksionet, çrregullimet hormonale, dhimbjet pelvike apo ndryshimet në ciklin menstrual.

Çfarë shërbimesh gjinekologjike ofron Klinika Tradita?

Klinika Tradita ofron konsulta gjinekologjike, ekografi gjinekologjike, kontrolle parandaluese, ndjekje të shtatzënisë, diagnostikim dhe trajtim të problemeve gjinekologjike, duke përfshirë edhe prolapsin gjenital dhe inkontinencën urinare, si dhe procedura të ndryshme të specializuara sipas nevojës së pacientes. Çdo vizitë realizohet me kujdes, profesionalizëm dhe teknikat më bashkëkohore.

Ku ndodhet Klinika Tradita?

Klinika Tradita ndodhet në Rruga Hafiz Podgorica 6, Durrës 2000, Albania. Për të rezervuar një vizitë ose për të marrë më shumë informacion mbi oraret dhe shërbimet gjinekologjike, mund të telefononi në +355 69 438 3300 ose të shkruani në info@klinikatradita.com.

Ne jemi gjithmonë pranë jush!

Kontakt

Keni pyetje apo dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.

E hënë – E enjte 08:00 – 18:30
E premte 08:00 – 15:00
Contact form

Per informacion profesional shikone te ACOG dhe IUGA