Një Traditë Familjare
Mjekësore
KLINIKA TRADITA përfaqëson një trashëgimi mjekësore të ndërtuar ndër breza.
Babai i Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni ishte obstetër-gjinekolog, ndërsa nëna e tij ishte pediatre.
Sot, me mbi 40 vite eksperiencë klinike dhe akademike, ai vazhdon këtë mision në shërbim të shëndetit femëror.
"Këtu mjekësia nuk është vetëm profesion. Është përgjegjësi dhe vazhdimësi."
Gjinekologjia
Informacione të detajuara për operacionet gjinekologjike mini invazive, bashkëkohore dhe moderne, histeroskopia diagnostikuese dhe operative, rezektoskopia, etj.
Lexo më shumëObstetrika
Gjithçka që ju duhet të dini për ndjekjen e barrës, lindjen dhe kujdesin ndaj nënës dhe foshnjës.
Lexo më shumëPacienti Pyet
Përgjigje për pyetjet më të shpeshta që marrim nga pacientët tanë për procedurat dhe ekzaminimet.
Shiko FAQKonferenca e Parë Mbarëshqiptare e Kirurgjisë Gjinekologjike Vaginale
Bashkohuni me ekspertët e fushës për të diskutuar të shkuarën, të tashmen dhe ardhmërinë e kirurgjisë mini-invazive.
Kujdes Gjinekologjik me Traditë dhe Shkencë Moderne
Rezervo Takimin Tënd
Në Klinikën Tradita, çdo paciente trajtohet me kujdes të personalizuar, diagnostikë të saktë dhe trajtime bashkëkohore konservative dhe kirurgjikale. Ekipi ynë dhe pajisjet moderne garantojnë siguri, profesionalizëm dhe respekt maksimal për shëndetin e gruas.
Shërbimet Kryesore
Shërbimet Kryesore në Klinikën Tradita
Kontroll & Diagnostikë Gjinekologjike
Ekzaminime gjinekologjike dhe ekografike me pajisje bashkëkohore për diagnostikim të saktë, ndjekje parandaluese dhe vlerësim të plotë të shëndetit të gruas.
Ndjekje Shtatzënie & Obstetrikë
Ndjekje profesionale e shtatzënisë sipas protokolleve ndërkombëtare, me fokus në sigurinë e nënës dhe zhvillimin e shëndetshëm të bebes.
Trajtime Konservative & Histeroskopi
Trajtime moderne konservative dhe diagnostikim apo ndërhyrje histeroskopike ambulatore, pa kirurgji të rëndë dhe me rikuperim të shpejtë.
Kirurgji Gjinekologjike Bashkëkohore
Ndërhyrje kirurgjikale moderne dhe sa më pak invazive për prolaps uterin, inkontinencë urinare dhe patologji të tjera gjinekologjike, me fokus në ruajtjen e organeve.
Për kë është Klinika Tradita?
Klinika Tradita është për vajza dhe gra që kërkojnë kujdes gjinekologjik profesional, diagnostikë të saktë dhe trajtime moderne, të personalizuara sipas nevojave të tyre.
Është për pacientet që vlerësojnë përvojën shumëvjeçare, diskrecionin dhe një qasje mjekësore që respekton trupin dhe shëndetin e gruas.
