Rreth nesh
Rreth Klinikës Tradita
Klinika Tradita është klinika e parë gjinekologjike e licencuar në Shqipëri.
Klinika Tradita është klinika e parë gjinekologjike e licencuar në Shqipëri, me licencë aktive që prej vitit 1991.
Me 35 vite përvojë të licencuar, Klinika Tradita përfaqëson vazhdimësi, besueshmëri dhe traditë mjekësore të ndërtuar mbi standarde të larta profesionale.
Klinika u themelua fillimisht nga Dr. Fatmir Haxhihyseni, një nga gjinekologët më të njohur dhe të respektuar të kohës së tij. Më pas, kjo traditë mjekësore është trashëguar dhe zhvilluar më tej nga Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni, duke ruajtur vlerat bazë dhe duke i integruar ato me mjekësinë moderne bashkëkohore.
Misioni Ynë
Misioni i Klinikës Tradita është ofrimi i një shërbimi sa më cilësor në fushën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, përmes:
pajisjeve mjekësore moderne,
kualifikimeve të vazhdueshme profesionale,
dhe aplikimit të metodave më të reja diagnostikuese dhe trajtuese.
Një fokus i veçantë i klinikës është integrimi në praktikën e përditshme i trajtimeve konservative dhe kirurgjikale më bashkëkohore, sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare, gjithmonë duke respektuar shëndetin dhe integritetin e pacientes.
Pse të zgjidhni Klinikën Tradita?
Pacientet zgjedhin Klinikën Tradita sepse këtu ofrohen trajtime moderne, të personalizuara dhe sa më pak invazive, si në aspektin diagnostikues ashtu edhe në atë kirurgjikal.
Klinika Tradita. Ofron:
- Diagnostikim dhe kirurgji histeroskopike ambulatore
- Ozonoterapi
- Trajtime konservative për:
- cistocelë
- rektocelë
- prolaps uterin
- inkontinencë urinare
- Trajtime kirurgjikale bashkëkohore për:
- prolaps uterin pa heqje të uterusit (pa histerektomi)
- cistorektocelë të gradës 3–4
- inkontinencë urinare
- Trajtime moderne që synojnë ruajtjen e organeve dhe rikthimin e funksionit normal
Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni
Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni është Obstetër–Gjinekolog, me formim dhe kualifikime në disa vende të botës. Ai ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përhapjen dhe aplikimin e teknikave moderne të kirurgjisë gjinekologjike në Shqipëri, përmes:
organizimit të trajnimeve profesionale,
konferencave shkencore,
dhe kurseve kualifikuese për mjekë.
Përvoja e tij shumëvjeçare klinike dhe akademike përbën bazën mbi të cilën Klinika Tradita ofron shërbime të sigurta, bashkëkohore dhe të orientuara drejt pacientes.
