Inkontinenca Urinare: Çfarë Është dhe Si Ndikon në Jetën Tuaj
Inkontinenca urinare është një problem shëndetësor që prek miliona njerëz në të gjithë botën, por shpesh mbetet i nënvlerësuar dhe i padiagnostikuar. Në Shqipëri dhe Kosovë, shumë gra hezitojnë të flasin për këtë çështje për shkak të turpit apo mungesës së informacionit. Shpesh inkontinenca urinare bashkeshoqerohet me renien e mitres, ose rreshqitjen e mitres, prolapsin uterin dhe mendohet qe rreth 50% e grave mbi moshen 50 vite kane forma te ndryshme te inkontinences urina ose prolapsit te mitres.
Megjithe incidencen e larte keto probleme jane te fshehura, jane te nenvleresuara sepse grate e kane te veshtire te drejtohen te mjeku per ndihme mjeksore te specializuar dhe zakonisht kerkojne ndihme mjeksore kur jane ne faza te perparuar te semundjeve, ne fazen e trete dhe te katert te rrenies se mitres, prolapsit te mitres dhe inkontinences urinare ose kur te iken urina.
Ajo qe grate duhet te dine eshte se kjo semundje eshte e perhapur dhe sot ka teknika operature dhe procedura konservatize per te trajtuar ne menyre te sukseseshme si per prolapsin e mitres si dhe inkontinencen urinare. Duhet patur parasysh fakti qe prolapsi i mitres dhe inkontinenca urinare shpesh here bashkegzistojne dhe sot ka teknika operatore qe ne nje operacion mund te korigjohen te dyja njekohesisht.
E vërteta? Nuk je vetëm. Dhe mbi të gjitha, ka zgjidhje. Prandaj, zonje, nese ke prolaps te mitres ose inkontinence urinare kerko ndihme mjeksore te kualifikuar qe ne fillim te shfaqes se ketyre semundjeve.
Çfarë është inkontinenca urinare?
Inkontinenca urinare është humbja e pavullnetshme e urinës. Kjo do të thotë që një person nuk mund ta kontrollojë plotësisht fshikëzën e urinës. Kjo semundje paraqitet ne dy forma kryesore: 1 inkontience urinare e sforcos fizike ose e stresit dhe inontinenca urinare e urgjences. Kur qesh koll teshitin dhe te iken urina, te shpeton urina pa dashje ke inkontiences urinare te stresit, te sforcos fizike ndersa kur zgjihesh naten shpesh, edhe mbi 4 5 here ke inkontinences urinare te urgjences.
Llojet e inkontinencës urinare
🔹 Inkontinenca e stresit
Ndodh kur:
• kollitesh
qesh
• teshtin
• ngre pesha
te iken urina, te shpeton urina
🔹 Inkontinenca urgjente
• ndjen nevojë të menjëhershme për urinim
• nuk arrin në kohë në tualet dhe zgjohesh naten shume here per te urinuar.
🔹 Inkontinenca e përzier
Kombinim i dy llojeve më sipër.
🔹 Inkontinenca funksionale
Kur personi fizikisht nuk arrin të shkojë në tualet në kohë.
Shkaqet kryesore të inkontinencës urinare jane te shumta
Ja disa nga arsyet më të zakonshme:
• Dobësimi i muskujve të legenit
• Shtatzënia dhe lindja
• Mosha e avancuar
• Infeksionet urinare
obeziteti
• Problemet neurologjike
Faktorët e rrezikut
• Gratë (më të prekura)
• Personat mbi 50 vj
• Konsumi i alkoolit dhe kafeinës
mbipesha
Diagnostikimi i inkontinences urinare
Ne diagnostikimin e inkontinences urinare ka rendesi shume te madhe anamneza e hollesishme, profesionale dhe vleresimi i plote anamnestik i inkontinences.
Thuhet qe ne 80% te rasteve nepermjet anamnezes diagnostikohet inkontinenca.
Egzaminimi objektiv (vizita) eshte nje element i rendesishem per diagnostikimin e sakte te inkontinences urinare.
Pse vlen anamenza?
nepermjet anamnezes merret informacion i hollesishem per semundjen, karakteristikat dhe sturiohet edhe menyra e trajtimit.
Egzaminimi objektiv verteton diagnozen.
Ne nje pjese te rasteve eshte e nevojshme edhe kryerja e provave te urinimit per te ndihmuar ne percaktimin e sakte te diagnozes.
trajtimi i inkontinences urinare
Inkontinenca urinare trajtohet me dy menyra A trajtim konservativ me procedura specifike konservative si elektrostimulacion, HIFU, Radiofrekuenca, lazeri etj
B trajtimi kirurgjikal me teknika specifike mini invazive rrezultative sipas shprehjes qe ne perdorim ne Klinika Tradita – Operohesh sot e del neser.
keto teknika kirurgjikale jane moderne, realizohen me materiale kirurgjikale specifike vecanerisht per keto operacione, jane pergjithesisht te sukseseshme.
Klinika Tradita, ekipi yne ka eksperience shume vjecare ne aplikimin e ketyre teknikave operatore dhe jane shume te sukseseshem.
Informacion protokollar mund te merret nga ACOG