Histeroskopia diagnostike
Histeroskopia është një procedurë gjinekologjike që përdoret për të parë dhe vlerësuar brendësinë e mitrës. Aktualisht eshte teknika me e mire per te vleresuar kavitetin uterin.
Ajo është minimalisht invazive, e sigurt dhe në shumicën e rasteve mund të kryhet në kushte ambulatore, pa nevojë për shtrim në spital. Në raste kur pacientja ka gjakderdhje jonormale, polipe ose çrregullime strukturore të mitrës, histeroskopia ofron saktësinë diagnostikuese dhe mundësinë e trajtimit njëkohësisht. Histeroskopia realizohet nepermjet nje paisje qe quhet histeroskop. Zhvillimi i vrullshem teknollogjik ka lejuar prodhimin e histeroskopeve me diameter shume te vogel, cilesi e cila lejon kryerjen e histeroskopise me tekniken no touch.
Kjo teknike lejon realizimin e histeroskopise pa anestezi deri ne 80% te rasteve. Ka histeroskope rigide dhe histeroskope fleksibel. Secili prej tyre ka indikacionet e veta.
Table of Contents
Çfarë është histeroskopia diagnostike
Histeroskopia është një procedurë gjinekologjike gjatë së cilës mjeku përdor një instrument optik të hollë — histeroskopin — duke e kaluar përmes qafës së mitrës, për të vlerësuar kavitetin uterin në mënyrë jo-invazive.
Ky ekzaminim lejon vizualizimin e kavietit uterin në kohë reale, identifikimin e ndryshimeve patologjike dhe kur është e mundur trajtimin e tyre në të njëjtën procedurë.
Histeroskopi diagnostik me zhvillimin e madh teknollogjike ka dhe nje kanal operativ te holle nepermjet te cilit lejohet kalimi i instrumentave histeroskopike qe mundesojne realizimin e nje kirurgjie te vogel histeroskopike, te masave patollogjike me dimensione te vogla ose marrje biopsie.
Histeroskopia lejon marrjen topike te biopsise, domethene nese siperfaqja e kavitetit uterin qe dyshohet se ka patollogji eshte nje zone e vogel, biopsia mund te merret pikerisht aty, duke e pare live dhe duke e marrre me saktesi. Kjo tejkalon qartesisht dhe profesionalisht biopsine qe merret nepermjet pastrimit ne gjuhen popullore.
Histeroskopia diagnostike kryhet zakonisht pa anestezi të përgjithshme ose me sedacion të lehtë, zgjat disa minuta dhe nuk kërkon kohë rikuperimi. Pacientja mund t’i rikthehet aktiviteteve të përditshme pothuajse menjëherë pas procedurës.
Kur gjatë histeroskopinë diagnostike identifikohet një lezion që kërkon trajtim — si një polip ose fibromë submukoze — kalimi në histeroskopi operative mund të planifikohet si hap i radhës.
Kujt i nevojitet histeroskopia diagnostike
Histeroskopia diagnostike rekomandohet për femrat me gjakderdhje uterine jonormale — të tepruara, të zgjatura ose ndërmjet cikleve — si dhe për ato me gjakderdhje pas menopauzës pa shkak të qartë. Ajo rekomandohet gjithashtu kur ekografia tregon ndryshime në kavitetin uterin si polipe, fibroma submukoze ose trashje të endometrit që kërkojnë vlerësim të drejtpërdrejtë.
Histeroskopia diagnostike është gjithashtu pjesë e studimit të infertilitetit dhe dështimeve të përsëritura të shtatzënisë, kur dyshohet se anomali intrauterine mund të ndikojnë në ngjizje. Ajo është mënyra më e saktë për të vlerësuar mitrën — shumë herë duke ofruar informacion që ekografia nuk arrin ta japë me të njëjtën saktësi.
Pse duhet të zgjidhni Klinika Tradita ne Durres
Histeroskopia diagnostike është një nga shërbimet kryesore të specializuara të Klinikës Tradita. Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe përhapjen e teknikave histeroskopike në Shqipëri, duke organizuar trajnime profesionale dhe kurse kualifikuese për gjinekologë.
Me pajisje moderne dhe eksperiencë shumëvjeçare, Klinika Tradita garanton procedurë të kryer me saktësi, komoditet maksimal për pacienten dhe interpretim të menjëhershëm të gjetjeve — me orientim të qartë mbi hapat e ardhshëm diagnostikues ose terapeutikë.
Rezervo njË takim
Duke dorëzuar këtë formular, ju pranoni Politikën tonë të Privatësisë. Ne garantojmë që informacioni juaj nuk do të zbulohet.
Gati për të filluar trajtimin tuaj?
Rezervoni një konsultë dhe merrni vlerësim profesional për problemin tuaj.
Pyetje të shpeshta
Për të rezervuar një vizitë gjinekologjike në Klinika Tradita, mund të na kontaktoni direkt në numrin +355 69 438 3300 ose të na shkruani në email: info@klinikatradita.com. Stafi ynë do t’ju ndihmojë të zgjidhni orarin më të përshtatshëm për konsultën tuaj.
Një kontroll gjinekologjik rekomandohet të kryhet rregullisht, edhe kur nuk keni shqetësime të dukshme. Vizita gjinekologjike ndihmon në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin e problemeve të shëndetit riprodhues, si infeksionet, çrregullimet hormonale, dhimbjet pelvike apo ndryshimet në ciklin menstrual.
Klinika Tradita ofron konsulta gjinekologjike, ekografi gjinekologjike, kontrolle parandaluese, ndjekje të shtatzënisë, diagnostikim dhe trajtim të problemeve gjinekologjike, duke përfshirë edhe prolapsin gjenital dhe inkontinencën urinare, si dhe procedura të ndryshme të specializuara sipas nevojës së pacientes. Çdo vizitë realizohet me kujdes, profesionalizëm dhe teknikat më bashkëkohore.
Klinika Tradita ndodhet në Rruga Hafiz Podgorica 6, Durrës 2000, Albania. Për të rezervuar një vizitë ose për të marrë më shumë informacion mbi oraret dhe shërbimet gjinekologjike, mund të telefononi në +355 69 438 3300 ose të shkruani në info@klinikatradita.com.
Kontakt
Keni pyetje apo dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.
E premte 08:00 – 15:00