SHËRBIMET TONA

Shërbimet e Klinikës Tradita

Ekzaminim Gjinekologjik & Ekografik

Klinika Tradita ofron ekzaminime gjinekologjike dhe ekografike të plota, të realizuara me aparatura bashkëkohore dhe teknologji moderne. Këto ekzaminime shërbejnë për diagnostikim të saktë, kontroll parandalues dhe ndjekje të vazhdueshme të shëndetit gjinekologjik të pacientes.
Çdo vizitë shoqërohet me shpjegime të qarta dhe vlerësim individual, duke garantuar siguri, diskrecion dhe qasje profesionale

Ndjekje Shtatzënie (Obstetrikë)

Ofrojmë ndjekje të plotë të shtatzënisë sipas protokolleve ndërkombëtare, duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme shëndetin e nënës dhe zhvillimin e bebes.
Kujdesi obstetrik realizohet në çdo fazë të shtatzënisë, me kontrolle të rregullta, ekografi dhe këshillim profesional, duke siguruar një përvojë të qetë dhe të sigurt për nënën dhe familjen.

Planifikim Familjar

Klinika Tradita ofron shërbime të specializuara në planifikimin familjar, të bazuara në formim profesional ndërkombëtar (Utrecht, Holandë).
Pacientet këshillohen në mënyrë individuale për metodat më të përshtatshme kontraceptive, duke marrë parasysh moshën, gjendjen shëndetësore dhe nevojat personale, gjithmonë me respekt maksimal për trupin dhe zgjedhjet e gruas.

Histeroskopi Diagnostike dhe Kirurgjikale

Histeroskopia është një nga metodat më moderne dhe efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive intrauterine. Klinika Tradita është ndër klinikat e pakta që ofron histeroskopi diagnostike dhe kirurgjikale ambulatore, me pajisje dhe instrumente bashkëkohore.
Kjo procedurë realizohet pa ndërhyrje të rëndë kirurgjikale, me rikuperim të shpejtë dhe minimalisht invazive për pacienten.

Për sa i përket histeroskopisë, në klinikën tonë realizohet histeroskopia diagnostike. Histeroskopia diagnostike është teknika më e mirë që njeh mjekësia deri më sot për vlerësimin e kavitetit uterin. Ne diagnostikojmë shumë patologji intrakavitare, si polipet dhe miomat intrakavitare, septumet uterine, sinekitë, endometritet, etj. Gjithashtu, nëpërmjet rezektoskopisë realizojmë kirurgjinë histeroskopike duke kryer polipektomi dhe miomektomi në kavitetin uterin, prerjen e septumit uterin (perdes së mitrës), si edhe korrigjimin e sinekive, etj.

Trajtime Konservative Gjinekologjike

Në Klinikën Tradita i jepet prioritet trajtimeve konservative sa herë që ato janë të mundshme. Ofron trajtim konservativ për:

  • cistocelë: grada 1 & 2

  • rektocelë: grada 1 & 2

  • prolaps uterin: grada 1 & 2

  • inkontinencë urinare me teknika rigjeneruese bashkëkohore bazuar në aplikimin e ultratingujve RF elektrostimulacionit etj.

Këto janë trajtime konservatore që shmangin ndërhyrjet kirurgjikale.

Ozonoterapi Gjinekologjike

Ozonoterapia është një metodë moderne dhe efektive që përdoret në trajtimin e disa patologjive gjinekologjike. Klinika Tradita disponon aparat modern për ozonoterapi, e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit, reduktimin e inflamacionit dhe përshpejtimin e rikuperimit të indeve.

Ozonoterapia ka efekt të shkëlqyer në mjekimin e infeksioneve gjinekollogjike, në mjekimin e infeksioneve të vezikës urinare që shkaktojnë inkontinencën urina të urgjencës, kontribuon dukshëm në trajtimin e infertilitetit, etj.

Kirurgji Gjinekologjike Bashkëkohore

Klinika Tradita ofron ndërhyrje kirurgjikale moderne dhe mini invazive, të realizuara sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare.
Klinika Tradita ofron ndërhyrje kirurgjikale gjinekollogjike bashkëkohore, histerektomi vaginale edhe pas 2 3 lindjeve me seksio, korigjimin e prolapsit gradës 3 4 pa histerektomo por me uteropeksi, korigjimin kirurgjikal të inkontinencës urinare me teknikën TOT, TVT etj.

Uteropeksi Vaginale (Vendosja e Uterusit)

Uteropeksia vaginale është një teknikë operatore gjinekologjike e avancuar, e aplikuar shumë rrallë në gjinekologjinë shqiptare.
Kjo ndërhyrje përdoret në rastet e prolapsit uterin dhe synon vendosjen e uterusit NË VENDIN E VET pa e heq atë, duke ruajtur integritetin Anatomik dhe funksional, duke ruajtur feminitetin dhe duke rritur dukshëm cilësinë e marëdhënieve intime.

Shërbime të tjera

Histerektomi Vaginale

Në rastet kur ekziston indikacion i qartë për histerektomi, Klinika Tradita realizon 80–90% të histerektomive nga rruga vaginale, metodë e konsideruar më e përshtatshme sipas rekomandimeve të ACOG.
Kjo teknikë ofron më pak trauma kirurgjikale, rikuperim më të shpejtë dhe rezultate më të mira për pacienten.

Ne operojmë me parimin modern në kirurgjinë vaginale botërore: operohu sot e dil nesër, që është shprehje e koncentruar e mini invazivitetit të operacioneve tona gjinekollogjike.

Cistektomi Vaginale & Trajtim i Gravidancës Ekstrauterine

Ofrojmë cistektomi vaginale si dhe trajtim transvaginal të gravidancës ekstrauterine tubare, duke përdorur teknika moderne dhe të sigurta.
Çdo ndërhyrje realizohet me kujdes maksimal dhe vlerësim të detajuar paraoperativ.

Trajtim Modern për Inkontinencë Urinare

Klinika Tradita ofron trajtime bashkëkohore konservative dhe kirurgjikale për inkontinencën urinare, të përshtatura sipas gjendjes dhe nevojave të pacientes.
Qëllimi është rikthimi i cilësisë së jetës dhe përmirësimi i funksionit urinar me metoda sa më efektive dhe të sigurta.

Në Klinikën tonë ne trajtojmë inkontinencën urinare (kur të shpëton urina pa dashje) të gradës 1 & 2 me teknika konservative nëpërmjet RF, elektrostimulimit, etj., dmth pa kirurgji.