25 Qershor, 2026

A mund te sherohet inkontinenca pa operacion

Hyrja

A mund te sherohet inkontinenca pa operacion
Grafik që shpjegon trajtimin e inkontinencës urinare pa operacion dhe mënyrat e trajtimit të saj.


 A mund te sherohet inkontinenca pa operacion

Table of Contents

Hyrje

Çfarë është inkontinenca urinare?

Cilat janë llojet e inkontinencës urinare?

A mund të shërohet inkontinenca urinare pa operacion?

Kur është efektiv trajtimi i inkontinencës urinare pa operacion?

Trajtimet konservative për inkontinencën urinare

Ushtrimet Kegel

Biofeedback dhe fizioterapia pelvike

Pessari vaginal

Ndryshimet në stilin e jetës

Cilat lloje të inkontinencës urinare mund të trajtohen pa operacion?

Trajtimi medikamentoz i inkontinencës urinare

Kur nevojitet operacioni?

Pasojat e inkontinencës urinare në jetën e përditshme

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Përfundim


A mund te sherohet inkontinenca pa operacion. Pyetja që më bëjnë më shpesh pacientet që vuajnë nga inkontinenca urinare është: “Doktor, a mund të shërohem pa operacion?”
Përgjigjja është se në shumë raste trajtimi pa operacion mund të përmirësojë ndjeshëm simptomat, veçanërisht kur problemi diagnostikohet herët. Megjithatë, jo çdo lloj inkontinence urinare mund të trajtohet me sukses pa kirurgji.


 
Inkontinenca urinare pa operacion.

A mund te sherohet inkontinca urinare pa operacion?

 
Në këtë artikull do të shpjegojmë kur trajtimet konservative janë efektive, cilat janë opsionet e disponueshme dhe në cilat raste operacioni mbetet zgjidhja më e mirë.
 
Çfarë është inkontinenca urinare?


Cilat janë llojet e inkontinencës urinare?
 
Ka dy lloje kryesore te inokntinences urinare
A Inkontinenca urinare e sforcos fizike  
B Inkontinenca urinare e urgjencës.
Secila nga këto forma kanë vecantitë e veta.Përafërsisht rreth 50% e zonjave mbi 45 – 50 vjec vuajnë nga nonjë formë e Inkontinencës urinare. Gjithashtu Inkontinenca urinare shpesh herë bashkegziston me prolapsin e mitres sepse kanë shkaqe të përbashkëta.


A mund te sherohet inkontinenca urinare pa operacion. Ndryshimet në stilin e jetës

Inkontinenca urinare rëndon gjendjen psikollogjike, morale dhe sociale të pacientes.
Shumë gra e vuajnë këtë sëmundje në heshtje dhe nuk kërkojnë ndihmë mjeksore të specializuar për shumë arsye. Së pari egziston një koncept i gabuar popullor që inkontinenca urinare nuk shërohet. Ky koncept i gabuar corienton pacientet. 

Gjithashtu ndjenja e turpin ndikon shumë negativisht sepse frenon pacientet të vizitohen. Kjo ndjenjë turpi është më e theksuar në fshatra dhe në zonat e thella. Gjithashtu izolimi social i këtyre moshave vështirëson komunikim dhe njëkohësisht pengon vizitën mjeksore.

Prandaj ne KLINIKA TRADITA këshillojmë fëmijët e nënave mbi 45 – 50 vjec qe ti bëjnë nënave të tyre tre pyetje themelore per 3 patollogjite kryesore gjinekollogjike. Në nga pyetjes eshte edhe kjo – ”të shpëton urina pa dashje? Të ikën urina?”
 
 



Çfarë është inkontinenca urinare?


Inkontinenca urinare është pamundësia për të kontrolluar urinimin, pra rrjedhja e pavullnetshme e urinës. Nuk është turp apo dobësi personale, por një gjendje mjekësore që mund të trajtohet.


A trajtohet inkkontinenca pa operacion

Format kryesore


Inkontinenca e sforcos fizike – urina shpëton kur gruaja kollitet, qesh, bën sport ose ngre pesha.
Inkontinenca e urgjencës – ndjesi e fortë për të urinuar, pa mundur ta mbajë deri në banjo.
Shpesh këto dy forma bashkëekzistojnë.

Sa shpesh ndodh (incidence) A mund te sherohet inkontinenca pa oepracion

Rreth 50% e grave mbi moshën 45–50 vjeç vuajnë nga ndonjë formë e inkontinencës urinare. Shpesh ajo shoqërohet me prolapsin e mitrës, sepse kanë shkaqe të përbashkëta.

Pasojat në jetën e përditshme

Nuk shkakton vdekje, por ul ndjeshëm cilësinë e jetës.
Kufizon lirinë personale: pacientet duhet të jenë gjithmonë afër një banjoje.
Detyron përdorimin e pelenave ose linjeseve përthithëse.
Ndikon negativisht në gjendjen psikologjike, morale dhe sociale.

A mund te sherohet inkontinenca urinare pa operacion.

Kur eshte efektiv trajtimi i inkontinences pa operacion

Trajtimi i inkontinences urinare pa oepracion eshte me efektiv ne fazat e hershme te semundjes dhe te apcientetme simptoma te lehta ose te moderuara. Ushtrimet per muskujt e dyshemese pelvike ( ushtrimet Kegel ), humbja ne peshe, ndryshimi i stilit te jetes dhe trajtimi medikamentoz mund te permirsojne ndjeshem simptomat. Megjithaste, ne rastet e renda te inkontinences urinarete sforcos fizike, operacioni mbetet alternativa me efektive per nje zgjidhje afatgjate.


Pse gratë nuk kërkojnë ndihmë

Egziston koncepti i gabuar popullor se inkontinenca nuk shërohet.
Ndjenja e turpit, veçanërisht në zonat rurale.
Izolimi social i moshave të mëdha e vështirëson komunikimin dhe vizitën mjekësore.
Roli i familjes
Klinika Tradita këshillojmë fëmijët e grave mbi 45–50 vjeç që t’u bëjnë nënave të tyre tre pyetje themelore për patologjitë kryesore gjinekologjike. Një nga pyetjet është:
“Të shpëton urina pa dashje?”
“Të ikën urina?”

Mite dhe të vërteta për inkontinencën urinare

Shumë gra vuajnë në heshtje nga kjo gjendje, shpesh të ndikuara nga mite të rreme. Ja disa prej tyre, me të vërtetat përkatëse:
Miti: “Është normale, vjen nga mosha”
E vërteta: Inkontinenca nuk është pjesë e pashmangshme e plakjes. Ka trajtime efektive që e kontrollojnë dhe shpesh e zhdukin problemin.
Miti: “Nuk ka trajtim, duhet ta duroj”
E vërteta: Ekzistojnë shumë trajtime – nga ushtrimet Kegel, medikamentet, deri te kirurgjia moderne. Shumë gra rifitojnë kontrollin e plotë pas trajtimit.
Miti: “Është turp të flasësh për këtë”
E vërteta: Inkontinenca është një gjendje mjekësore, jo turp personal. Sa më herët të flitet me mjekun, aq më shpejt gjendet zgjidhja.
Miti: “Vetëm gratë e moshuara e kanë”
E vërteta: Inkontinenca prek edhe gratë e reja, sidomos pas lindjes. Nuk është problem vetëm i moshës së thyer.
Miti: “Nëse bëj operacion, nuk ka kthim prapa”
E vërteta: Kirurgjia është një nga opsionet, por jo e vetmja. Shumë gra përmirësohen pa operacion. Kur përdoret kirurgjia, rezultatet janë të mira dhe të qëndrueshme.

 

 

A mund te trajtohet Inkontinenca urinare pa operacion

mund te trajtoje me suskes shume paciente.

A mund te sherohet inkontinenca urinare pa operacion.

Trajtimet dhe opsionet për inkontinencën urinare

Trajtimi i inkontinencës urinare varet nga lloji, shkalla e simptomave dhe shkaqet që e kanë provokuar. Qëllimi është rikthimi i kontrollit të urinimit dhe përmirësimi i cilësisë së jetës së gruas.

Trajtimet konservative

A Mund te sherohet inokntinenca urinare pa operacion.

A jane ushtrimet e Kegelit baza e cdo trajtimi?

Ushtrimet Kegel – forcojnë muskujt e dyshemesë pelvike; janë baza e çdo trajtimi fillestar.
Biofeedback dhe fizioterapi pelvike – ndihmojnë pacientet të mësojnë si të kontraktojnë saktë muskujt.
Pesar vaginal – pajisje e vogël që vendoset në vaginë për të mbështetur fshikëzën dhe mitrën, veçanërisht kur ka prolaps.

Zakonisht ka forme rrethore ose ovale, me material plastic, elastic qe vendoset ne fund te vagines dhe pozicionohet ne nivelin e forniksit posterior.

Ky material pengon renien e uterusit duke korigjuar prolapsin. Ka efektet e veta ansore sepse vagina eshte organ vetpastrues dhe pesarja e pengon vetpastrimim. Keshtuqe here pas here duhet te hiqet dhe te pastrohet. Gjithastu pesarja mund te shkaktoje ulceracione te vagines dhe mund te favorizoje infeksionet egzistuese vaginale.
Ndryshime në stilin e jetës jane shume ndikuese ne permiresimin e cilesise se jeteses sidomos ne fazat e para te inkontinences.
Cilat jane ndryshimet ne stilin e jeteses? – reduktimi i kafeinës, alkoolit, humbje peshe, shmangia e kapsllëkut.

Cilat lloje te inkontinences urinare mund te trajtohen pa oepracion. Trajtimet medikamentoze  

Terapia e inkontineces urinare
Përdoren kryesisht për inkontinencën e urgjencës.
Medikamentet ndihmojnë në qetësimin e fshikëzës hiperaktive dhe reduktojnë ndjesinë e urgjencës. Ketu futen antimuskariniket, beta-3 antagonistet, etj. Keto preparate persoren vetem me kwshillen mjeksore. Nuk keshillohet te merren nga Farmacia ose te vetmjekohet pacientja. Nje mjekim i rendesishwm nese deshtojne mjekimet medikamentoze eshte dhe intradetrusor injection. Injektohet ne muskulin detrusor nje lloj toksine.

Patjeter qe perdorimi I saj duhet realizuar nga mjeku specialist urogjinekollog ose urollog, i cili ka kualifikimin e duhur per te realizuar kete lloj procedure.
Zgjedhja e medikamentit bëhet nga mjeku specialist, sipas profilit të pacientes dhe efekteve anësore.

Jo vetem zgjedhja e medikamentit duhet bere nga mjeku i specializuar ne kete fushe, por ajo qe eshte me e rendesishmja, realizimi i procedurws duhet bere nga mjeku specialist mundesisht te kete nje periudhe experience.
Kjo procedure si dhe mjekimi medikamentoz mund te japin komplikacione per shume arsye prandaj duhen perdorur me kujdes dhe nga mjeke te profilizuar ne kete fushe.

Table of Contents

Trajtimet kirurgjikale

Procedurat me rrjetë (sling) – vendoset një rrip nën uretër për ta mbështetur gjatë sforcës fizike. Jane dy teknika operatore qe korigjojne inkontinencen urinare te sforcos fizike
TOT ose TransObturatorTape qe pergjithesisht eshte me e perdorshmja
TVT ose transVaginalTape qe perdoret pak me rralle
Sidoqofte rrezultatet postoperatore jane perafersisht te njejta por mundesia per komplikacione intra dhe post operatore jane pak me te larta per TVT.
Kolposuspensioni – teknikë që ngre dhe stabilizon fshikëzën. Kjo teknike operatore e vetme mund te korigjoje deri ne 20% te inkontinencave bashkeshoqeruese sepse korigjimi anatomik dhe funksional e prolapsit uterin ndikon edhe ne restaurimin e anatomise dhe funksionit te urinimit.
Injektimet periuretrale – përdoren për të rritur rezistencën e uretrës në raste të lehta.
Kirurgjia moderne është minimale invazive, me rikuperim të shpejtë dhe rezultate të qëndrueshme.
Mbështetja psikologjike dhe edukimi
Ndihmon në përballimin e ndjenjës së turpit dhe izolimit.
Edukimi i pacienteve është thelbësor për të kuptuar se inkontinenca trajtohet dhe nuk është “fat i moshës”.
 
 Pyetje të shpeshta të pacienteve
“A është normale që më shpëton urina kur qesh?”
Jo. Kjo quhet inkontinencë e sforcos fizike dhe trajtohet me ushtrime pelvike ose procedura të thjeshta.
“A mund të shërohet plotësisht?”
Po, në shumë raste. Trajtimi varet nga tipi i inkontinencës, por rezultatet janë shumë të mira kur ndiqet plani mjekësor.
“A ndikon lindja e fëmijëve?”
Po, lindjet vaginale mund të dobësojnë muskujt e pelvisit. Ushtrimet Kegel pas lindjes janë mënyra më e mirë për parandalim.
“A mund të bëj sport?”
Po, por zgjidh sporte që nuk rrisin presionin në bark (si noti, ecja, joga). Shmang vrapin intensiv derisa të përmirësohet kontrolli.
“A ndikon në jetën intime?”
Mund të ndikojë në vetëbesim, por trajtimi e përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës intime dhe marrëdhënien me partnerin.
 
 
Udhëzues për vetëkujdesin ditor
Ushtrime Kegel çdo ditë
Bëji 3 herë në ditë, nga 10 kontraktime secilën herë. Ndihmojnë në forcimin e muskujve që mbajnë fshikëzën.

Kontrollo pijen dhe dietën
Shmang kafeinën, alkoolin dhe pijet me gaz. Pini ujë rregullisht, por mos e teproni para gjumit.
Ruaj peshën trupore
Mbipesha rrit presionin mbi fshikëzën dhe përkeqëson simptomat.
Menaxho kapsllëkun
Ushqime me fibra (perime, fruta, drithëra) ndihmojnë në uljen e presionit pelvik.
Mos e shty urinimin për shumë kohë
Shko në banjo çdo 2–3 orë për të shmangur mbingarkesën e fshikëzës.
Përdor linjese përthithëse cilësore
Zgjidh produkte të përshtatura për inkontinencë, jo pelenat e zakonshme.
Kërko ndihmë mjekësore pa turp
Vizita te gjinekologu është hapi i parë drejt zgjidhjes. Inkontinenca trajtohet me sukses në çdo moshë.
Inkontinenca urinare nuk është një fat i pashmangshëm i moshës, por një gjendje mjekësore që trajtohet me sukses. Ajo prek cilësinë e jetës, por me trajtim të duhur, kujdes ditor dhe mbështetje familjare, gratë mund të rifitojnë lirinë e tyre personale dhe vetëbesimin.
Klinika Tradita ne e shohim këtë problem si një thirrje për edukim, përkujdesje dhe zgjidhje. Mesazhi kryesor është i thjeshtë:
Mos e duroni në heshtje.
Mos e konsideroni turp.
Mos mendoni se nuk ka zgjidhje.
Trajtimet ekzistojnë, janë efektive dhe të sigurta. Çdo grua meriton të jetojë pa kufizime, pa frikën e urinës që shpëton pa dashje, dhe pa izolim social.
“Nëse ke simptoma të inkontinencës urinare, fol me mjekun. Zgjidhja është më afër se sa mendon.”

Per informacion me te hollesishem mund te drejtoheni tek IUGA

Këshilla dhe informacione mjekësore

Të gjithë artikujt
29 Korrik, 2026
Urgjenca urinare në menopauzë

Çfarë është urgjenca urinare, pse shfaqet dhe cilat janë shkaqet? Urgjenca urinare në menopauzë – Menopauza është një ... Read more

29 Korrik, 2026
Dhimbjet e kyçeve në menopauzë

Dhimbjet e kyçeve në menopauzë: pse shfaqen dhe cilët janë faktorët e rrezikut  Dhimbjet e kyçeve në menopauzë ... Read more

29 Korrik, 2026
Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës

Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës (GSM). Çfarë është, pse shfaqet dhe cilat janë shkaqet? Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës – ... Read more

Gati për të filluar trajtimin tuaj?

Rezervoni një konsultë dhe merrni vlerësim profesional për problemin tuaj.

Ne jemi gjithmonë pranë jush!

Kontakt

Keni pyetje apo dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.

E hënë – E enjte 08:00 – 18:30
E premte 08:00 – 15:00
Contact form