7 Maj, 2026

Test orientues per dobesimin e dyshemese pelvike

Woman undergoing pelvic floor strength assessment with healthcare professional.

Test orientues per dobesimin e dyshemese pelvike

Test orientues per dobesimin e dyshemese pelvike
Aborti: Shakqet, simptomat, llojet, trajtimi dhe rikuperimi

Test orientues per dobesimin e dyshemese pelvike

Table of Contents

Çfarë është dobësimi i dyshemesë pelvike?

Kush rrezikon të zhvillojë dobësim të dyshemesë pelvike?

Pse është i rëndësishëm një test orientues?

Si funksionon testi orientues?

Si të plotësoni testin

Si interpretohen rezultatet?

Kur duhet të konsultoheni me gjinekologun?

Cilat ekzaminime mund të nevojiten më tej?

A mund të parandalohet dobësimi i dyshemesë pelvike?

Këshilla nga KLINIKA TRADITA

Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Përfundim

Pse ndodh dabesimi i dyshemese pelvike

Dobesimi i dyshemese pelvike ndodh sepse sistemi fiksues i organeve pelvike dobesohet.

Sistemi fiksues i organeve pelvike perbehet nga munskuj, fascie, tendine, ind lidhor. Kur keto struktura dobesohen fillon rreshqitja e organeve pelvike, qe ne gjuhen popullore qunet renie e organeve pelvike, rreshqitje ndersa ne gjuhen mjeksore qunem prolaps.

Sa forma prolapsi kemi?

Mund te prolabojne, te rreshqasin, te bien: mitra ose uterusi, pareti anterior i vagines qe ka lidhje te ngushte me veziken urianre dhe qe quhet cistocele, muri i mbrapem i vagines ose pareti posterior i vagines dhe quhet rektocele, uretra dhe quhet uretrocele, enterocela ose rreshqitja e organeve abdominale si omentumi ose zorres ne forniksin posterior, ose prolapsi i uterusit i pa shoqeruar me rreshqitjet e mesiperme ose i shoqeruar me nje pjese te tyre

Prolapsi i mitres, uterusit i grades se trete ose katert quhet dalja e uterusit ose mitras jashte hyrjes se vagines pjeserisht ose plotesisht. Te gjitha keto rreshqitje kane nje klasifikim me kater grade dhe kur jane te grades se pare dhe te dyte mund te korigjohen me teknika konservative, ndersa kur jane te grades tete ose te katert korigjohen vetem me operacion.

test orientues per dobesimin e dyshemese pelvike

Cfare lidhje ka diagnostikimi i grades se rreshqitjes ose cfare lidhje ka vleresimi i dobesimit te dyshemese pelvike me trajtimin?

lidhja eshte pikerisht ajo qe thame me siper sepse diagnostikimi i sakte i shkalles se dobesimit te dyshemese pelvike ndihmon ne percaktimin e mjekimit dhe sidomos ndihmon shume ne percaktimin e trajtimit, a do trajtohet pacientja me trajtim konservativ apo do trajtohet me trajtim kirurgjikal?

gjithashtu nga ana klinike vleresimi i dobesimit te dyshemese pelvike mund te shkaktoje edhe prolaps uterin dhe inkontinence urianre te njekoheshme. Keto patollogji duhet te diagnostikohen sakte sepse nese ka nevoje per trajtim kirurgjikal ne shumicen e rasteve keto dy patollogji mund te trajtohen me te njejten nderhyrje, pra ne te njejtin intervent mund te korigjohet edhe prolasi uterin dhe inkontinenca urinare

Si mund te arrihet kjo?

kjo mund te arrihet nepermjet korigjimit ne te njejtin operacion duke realizuar si uteropeksine ose histerektomine vaginale per korigjimin e prolapsit por njekhesisht duke korigjuar dhe inkontinence nepermjet operacionit TOT ose TVT. Si realizohet keto dy te fundit? duke vendosur nje sling qe kalon nepermjet foremit obturator TOT ose duke vendosur nje sling retropubik TVT. nepermjet tyre korigjohet inkontinenca urinare e sforcimit fizik deri ne 90% – 95% te rasteve

Realizimi i te dy operacioneve njekohesisht kerkon profesionalizem te larte por eshte shume me interes per pacienten sepse kursen nje operacion, dhe eshte ndihme e madhe per te dhe per familjaret

A janë dobësuar muskujt e legenit?

Test vleresues per dobesimin e dyshemese pelvike

Muskujt e dyshemesë pelvike mbështesin organet e legenit:

  • mitrën
  • fshikëzën urinare
  • vaginën
  • rektumin.

Kur këta muskuj dobësohen, mund të shfaqen probleme si:

Test orientues per dobesimin e dyshemese pelvike.

Testi i dyshemese pelvike

Sistemi fiksues i dyshemese pelvike

Ky test mund të ndihmojë për një vlerësim orientues.

Pyetjet

Përgjigjuni me:

  • Jo
  • Ndonjëherë
  • Po
  • A ndjeni rëndesë në fund të barkut ose në legen?
  • A ndjeni presion në vaginë?
  • A ndjeni dobësi në zonën e legenit gjatë aktivitetit fizik?
  • A ju rrjedh urina gjatë kollës ose qeshjes?
  • A përkeqësohen simptomat në fund të ditës?
  • A ndjeni një masë në vaginë?
  • A keni pasur disa lindje vaginale?
  • A keni mbi 45–50 vjeç?
  • A keni kapsllëk kronik dhe sforcoheni shpesh?
  • A keni ngritur shpesh pesha të rënda gjatë jetës?

Test per vleresimin e dobesimit te dyshemese pelvike

Interpretimi

0 – 4 pikë

Muskujt pelvikë duket se janë në gjendje të mirë.

5 – 10 pikë

Mund të ketë dobësim të muskujve të dyshemesë pelvike.

11 – 20 pikë

Ka gjasa të ketë dobësim të rëndësishëm të dyshemesë pelvike.

Rekomandohet vlerësim mjekësor.

Plotesimi i ketij testi vetvleresimi nuk zevendeson viziten gjinekollogjike por krijon nje vleresim te perafert te gjendjes dhe nxit pacienten te beje nje vizite mjeksore te urogjinekollogu.

Per informacion me te plote informohu te IUGA , ACOG

Këshilla dhe informacione mjekësore

Të gjithë artikujt
29 Korrik, 2026
Urgjenca urinare në menopauzë

Çfarë është urgjenca urinare, pse shfaqet dhe cilat janë shkaqet? Urgjenca urinare në menopauzë – Menopauza është një ... Read more

29 Korrik, 2026
Dhimbjet e kyçeve në menopauzë

Dhimbjet e kyçeve në menopauzë: pse shfaqen dhe cilët janë faktorët e rrezikut  Dhimbjet e kyçeve në menopauzë ... Read more

29 Korrik, 2026
Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës

Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës (GSM). Çfarë është, pse shfaqet dhe cilat janë shkaqet? Sindroma Gjenitourinare e Menopauzës – ... Read more

Gati për të filluar trajtimin tuaj?

Rezervoni një konsultë dhe merrni vlerësim profesional për problemin tuaj.

Ne jemi gjithmonë pranë jush!

Kontakt

Keni pyetje apo dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.

E hënë – E enjte 08:00 – 18:30
E premte 08:00 – 15:00
Contact form