Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës
Sa është rreziku juaj për prolaps të mitrës?
Prolapsi i mitrës – Prolapsi i mitrës ndodh kur muskujt dhe ligamentet e dyshemesë pelvike dobësohen dhe nuk janë më në gjendje të mbështesin organet pelvike.
Prolapsi i mitrës – Duhet te dini qe te gjitha organet pelvike kane nje sistem fiksues qe i mban ne vendin e vet. Ky sistem fiksues perbehet nga muskuj, fascie tendine dhe ind lidhor. Kur ky sistem demtohet per arsye te ndryshme ndodh rreshqitja e organeve pelvike, ne fomra te ndryshme. Prolapsi i mitres eshte nje nga format e rreshqitjes.
Faktoret qe ndikojne ne prolapsin e mitres dhe pyetjet qe behen per vleresimin e rrezikut te prolapsit
Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës – faktoret qe ndikojne
- Jeni mbi 50 vjec.
- Keni pasur 3 ose me shume lindje vaginale.
- Keni pasur lindje te veshtire (femije > 4 kg).
- Keni pasur perdorim te forcepsit ose vagumit gjate lindjes.
- Jeni ne menopauze.
- Keni mbipeshe (BMI ≥ 30)
- Keni pune qe kerkon ngritje te peshave te renda.
- Keni koll kronike (p.sh. nga duhani, astma, COPD).
- Vuani nga kapslleku kronik.
- Keni histori familjare per prolaps te organeve te legenit.
- Keni pasur histerektomi (heqje te mitres).
- Keni pasur tjeter kirurgji gjinekologjike ne legen.
- Vuani nga dobesi te indit lidhes (p.sh. varice, hernie, lekure e lire).
- Keni duhanpirje aktive.
- Keni aktivitet te ulet (jete sedentare).
- Keni presion te larte intraabdominal (p.sh. nga ascites).
- Keni pasur urgjence ose veshtiresi urinimi.
- Keni ndjesi rendese apo presioni ne legen.
- Keni rrjedhje urine ne perpjekje (kolle, te qeshur apo aktivitet fizik).
- Keni pasur me pare simptoma te prolapsit te organeve te legenit.
Disa faktorë mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kësaj gjendjeje.
Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës është një vlerësim orientues, që mund të ndihmojë për të kuptuar nëse mund të keni rrezik më të lartë për prolaps të mitrës.
⚠️ Ky test nuk përbën diagnozë mjekësore.

Si përdoret – Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës
Për çdo faktor risku që vlen për ju, jepni pikët përkatëse.
Faktorët e rrezikut
Ka disa lloj kategorizimesh per faktoret e rrezikut ne bze te te cilave ndertohet Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës. Me poshte eshte njeri prej tyre. Poshte tij eshte nje klasifikim tjeter qe sherben si Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës
Mosha
- nën 40 vjeç → 0 pikë
- 40–50 vjeç → 1 pikë
- mbi 50 vjeç → 2 pikë
Numri i lindjeve vaginale
- 0 lindje → 0 pikë
- 1–2 lindje → 1 pikë
- 3 ose më shumë lindje → 2 pikë
Pesha e trupit
- peshë normale → 0 pikë
- mbipeshë → 1 pikë
- obezitet → 2 pikë
Kapsllëku kronik
- jo → 0 pikë
- ndonjëherë → 1 pikë
- po → 2 pikë
Ngritja e peshave të rënda
- rrallë → 0 pikë
- ndonjëherë → 1 pikë
- shpesh → 2 pikë
Kollë kronike
- jo → 0 pikë
- ndonjëherë → 1 pikë
- po → 2 pikë
Simptoma të dobësimit të dyshemesë pelvike
- nuk kam → 0 pikë
- kam disa simptoma → 1 pikë
- kam disa simptoma të shpeshta → 2 pikë
Interpretimi i rezultatit
0 – 4 pikë
Rrezik i ulët për prolaps të mitrës.
5 – 8 pikë
Rrezik i moderuar për dobësim të dyshemesë pelvike.
9 – 14 pikë
Rrezik i lartë për prolaps të mitrës.
15 – 20
Rrezik shume i larte
Rekomandohet konsultë me gjinekologun.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?
Rekomandohet një vizitë gjinekologjike nëse:
- ndjeni rëndesë në legen
- ndjeni një masë në vaginë
- keni rrjedhje urine
- simptomat përkeqësohen me kalimin e kohës.
Diagnostikimi i hershëm mund të ndihmojë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm.
Autor
Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni
Obstetër – Gjinekolog
Kirurgjia gjinekologjike vaginale
Kirurgjia e dyshemesë pelvike

Ju keshillojme te merrni informacion profesional nga IUGA.