Rikthehet Prolapsi pas Operacionit?
Hyrje
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë pacientet para operacionit është: “rikthehet prolapsi pas operacionit?”
Përgjigjja e shkurtër është: Po, prolapsi mund të rikthehet, por rikthimi nuk ndodh te të gjitha gratë. dhe shumica e pacienteve përfitojnë për shumë vite nga operacioni
Rikthehet prolapsi pas operacionit? Problemi me I madh eshte se ne nje pjese te popullit eshte perhapur nje gojedhene qe edhe po ta operosh prolapsin ai perseritet. Nuk dihet nga e ka bazen por kjo teori popullore nuk ka mbeshtetje shkencore statistikore te qendryeshme.
Rikthehet prolapsi pas operacionit
Dihet se korigjimi prolapsit nuk mund te kete rrezultat pozitiv me qendrueshmeri te perjeteshme ne 100% te rasteve.
Pse? Sepse rrezultati eshte shumefaktorial, domethene varet nga shume faktore.
Ne I ndajme ne dy grupe faktoresh, faktoret qe mund te permiresohen dhe faktoret ku ne nuk nderhyjme dot.
Ne faktoret qe ne nuk nderhyjme dot jane se pari predispozicioni structural I organizmit te pacientet, fortesia e strukturave te saj , pra rrezistenca e strukturave muskulare, tendinoze fasciale etj te cilat percaktohen nga trashegimia. Ketu ne nuk nderhyjme dot. Gjithastu dihet qe nje pjese e lindjeve realizohen me seksio caesarea dhe pjesa tjeter realizohet nga rruga vaginale. Ne nuk kemi mundesi as praktike as teorike qe te realizojme te gjitha lindjet me seksio ose te gjitha lindjet nga rruga vaginale.
Por ka dhe faktore qe ne mund ti permiresojme. Cilet jane? Mund te permiresojme teknikat operatore qe faktikisht kane ardhur ne permiresim te vazhdueshem dhe ka sjelle si rrezultat permiresimin e rrezultateve. Psh zevendesimi I operacionit te quajtur Menchester me uteropeksine ka sjelle nje permiresim te dukshme te mosrikthimit te prolapsit pas operacionit.
Megjithate mendohet se prolapsi mund te perseritet ne shkalle te ndryshme pas 10 15 vjetesh nga operacioni i pare ne rreth 15% te rasteve. Por po te shifet me kujdes nje shkalle suksesi prej 85% eshte nje shkalle e larte e suksesit te operacionit te korigjimit te prolapsit. Ne fund te fundit perderi sa prolapsi I mitres ne moshat mbi 45-50 vjec haset ne rreth 50% te grave, kjo tregon se kjo patollogji eshte e shpeshte dhe eshte ne vartesi te shume faktoreve.
Qëllimi i kirurgjisë është të rikthejë mbështetjen normale të organeve pelvike dhe të përmirësojë cilësinë e jetës, por asnjë ndërhyrje kirurgjikale nuk mund të garantojë 100% që prolapsi nuk do të shfaqet më kurrë sepse dhe vete natyra qe ne opinionin tim eshte perfeksioni i organizimit te materies nuk ka arritur qe te ndertoje organizma njerezor qe te mos ju ndodhe prolapsi i mitres por incidenca e kesaj patollogjie eshte relativisht e shpeshte.
A Rikthehet prolapsi pas Operacionit?
Çfarë quhet rikthim i prolapsit?
Rikthim (recidivë) konsiderohet kur, pas një periudhe përmirësimi, organet pelvike fillojnë përsëri të zbresin dhe pacientja zhvillon simptoma të reja si:
• Ndjesia e një mase në vaginë
• Presion ose rëndesë pelvike
• Vështirësi në urinim
• Probleme me jashtëqitjen
• Parehati gjatë aktivitetit fizik
Sa shpesh rikthehet prolapsi?
Studimet moderne tregojnë se rezultatet e kirurgjisë së prolapsit janë përgjithësisht shumë të mira.
Sidomos me perdorimin masiv te teknikave te reja operatore si uteropeksia sakrospinoze, uteropeksia uterosakrale etj e realizuar me teknika te ndryshme operatore ka rritur ne menyre te ndjeshme suksesin e operacioneve te tilla dhe ka zvogeluar ndjeshem perseritjen e prolapsit te mitres. Jo vetem qe zvogeluar perseritjen por dhe ka zgjatur shume kohen e perseritjes, ku kjo ndodh.
Llogaritet se perseritja zakonisht ndodh pas 10 – 15 vjetesh, qe don te thote se pacientja e operaruar ka kaluar nje kohe te gjate e qete nga simptomat e prolaspit te mitres. Dhe ky fakt padyshim eshte nje perparim I mjeksise se kirurgjise gjinekollogjike.
Shkalla e rikthimit ndryshon sipas:
• Tipit të prolapsit. Prandaj mjeket gjinekolloge dhe urogjinekolloge kembengulin qe kontrolli te mjeku te behet sapo te diagnostikohet prolapsi, domethene te realizohet sa me heret te jete e mundur pikerisht per te rritur rrezultlatin e suksesit me teknika sa me pak invasive.
• Ashpërsisë së prolapsit para operacionit. E lidhe me ate qe thame me siper, nese operacioni realizohet ne shkallen e 4 te prolaspit te mitres, mundesi per riperseritje te prolapsit eshte me e madhe sesa kur operacioni realizohet ne nje faze shume me te hershme.
• Teknikës kirurgjikale të përdorur. Zhvilli I vrullshem I teknikave operatore gjinekollogjike ka sjelle edhe permiresimin e rrezultateve te operacionit vete. Gjithashtu prodhimi I paisjeve dhe instrumentave me te perditesuara jane nje ndihme e madhe per kirugun dhe ekipin operator. Nje factor I rendesishem eshte dhe prodhimi I materialeve kirurgjikale gjithmone dhe me te sofistikuara qe lejojne rritjen e shkalles se suksesit kirurgjikal, rritjes e sigurise oepratore.
• Përvojës së kirurgut. Natyrisht qe pervoja e kirurgut gjinekollog eshte shume e rendesishme ne rrezultatet operatore. Per shembull nese nje kirurg realizon mbi 100 operacione kirurgjikale ne vit te tilla si uteropeksia etj, rrezultatet e tij nnatyrisht qe nuk mund te krahasohen me rrezultatet e nje kirurgu qe ben me pak se 10 te tilla ne vit. Ketu shume te rendesishme dhane dhe faktoret e kualifikimit te mjekur, manualieti kirurgjikal qe eshte nje cilesi e dhen nga natyra, kembengulja per te perfituar profesionalisht etj
• Faktorëve individualë të pacientes. Sic e permendem dhe me lart, konstitucioni I pacientes, struktura trupore e saj, trashegimia e saj jane nje factor shume I rendesishem per rrezultatin e operacionit por dhe te qendrueshmerise kohore te rrezultatit. Ne mjeket e vjeter e konstatojme shpesh se nese nje paciente ka nje prolasps te mitres, me shume mundesi mund ta kete patur dhe e ema ose e ka edhe motra ose dikush tjeter ne fis. Ky eshte nje shembull praktik se si fungionon trashegimia edhe ne prolapsin e mitres.
Në shumicën e studimeve, vetëm një pjesë e pacienteve kanë nevojë për një operacion të dytë në të ardhmen.
Faktorët që rrisin rrezikun e rikthimit
1. Mosha
Me kalimin e viteve indet lidhëse humbasin elasticitetin dhe forcën mbështetëse.
2. Kolla kronike
Kolla e vazhdueshme rrit presionin brenda barkut dhe mund të dobësojë riparimin kirurgjikal.
3. Kapsllëku kronik
Sforcimi i përsëritur gjatë defekimit është një faktor i rëndësishëm risku.
4. Mbipesha
Pesha e tepërt rrit presionin mbi dyshemenë pelvike.
5. Ngritja e peshave
Punët fizike të rënda mund të ndikojnë negativisht në rezultatin afatgjatë.
6. Dobësia e indeve lidhëse
Disa gra kanë një predispozitë biologjike për dobësim të ligamenteve dhe fascieve.
A rikthehet prolapsi pas operacionit
A e ul uteropeksia rrezikun e rikthimit?
Studimet e viteve të fundit tregojnë se uteropeksia vaginale me fiksim sakrospinoz mund të japë rezultate afatgjata shumë të mira te pacientet e përzgjedhura mirë. Rrezultatet me te mira arrihen sepse uteropeksia siguron nje mbeshtetje te uterusit tek ligamentet sakrospinoze qe jane ligamente shume te forta dhe sigurojne nje mbeshtetje te fuqishme te uterusin ose cungut te vagines. Nese interventi realizohet nga nje ekip operator me experience dhe manualitet, rrezultatet e arritura jane shume te mira dhe mundesia e perseritjes ulet shume.
Përfitimet përfshijnë:
• Ruajtjen e mitrës, qe per shume gra eshte shume e rendesishme sidomos nga ana psikollogjike sepse shume gra feminitetin e lidhin me mitres dhe mungesa e mitres I rendon psikollogjikisht se I duket si mungese feminiteti.
• Kohë më të shkurtër operacioni. Operacionet vaginale ne pergjithesi dhe uteropeksia ne vecanti kane kohe interventi shume me te shkurter sesa teknikat operatore abdominale por edhe ato laparoskopike. Nese per teknikat abdominale, laparotomia ose carja e barkut kerkon nje kohe te caktuar qe zakonisht eshte rreth 20 minuta, kjo kohe nuk egziston ne kirurgjine vaginale. Gjithashtu teknikat operatore abdominale me mesh kerkojne kohe me te gjate te implantimit te meshit. Per rrjedhoje operacionet laparotomike (me carje barku) kerkojne kohe shume me te gjate se ato vaginale. Po ashtu dhe per operacionet laparoskopike ekuivalente.
- Ne rastin e korigjimit te prolapsit nga rruga vaginale behet dhe korigjimi I cistoceles, rektoceles, uretroceles qe shkakton incontinence. Prolapsi I mitres dhe inkontinenca urinare shpesh bashkeshoqerohen fakt qe shpesh here detyrojne zgjidhjen e njekoheshme, zgjidhje e cila realizohet shume mire nga rruga vaginale dhe ka shume veshtiresi per tu realizuar nga rruga abdominale ose laparoskopike.
• Rikuperim të shpejtë sepse eshte teknika me mini invasive e mundeshme
• Shkallë të lartë kënaqësie të pacienteve qe eshte apsoje e te gjitha perparesive qe u permenden me siper.
kthehet prolapsi pas operacionit
Megjithatë, si çdo procedurë kirurgjikale, edhe uteropeksia nuk e eliminon plotësisht mundësinë e rikthimit.
Pse? Perderisa natyra qe eshte organizimi me perfekt I organizmit te njeriut nuk e ka parandaluar dot prolapsin e mitres dhe inkontinencen urinare, kuptohet qarte qe kirurgjia vagianle uteropeksike nuk mund ta korigjoje 100% kete patollogji per shume arsye.
Çfarë mund të bëjë pacientja për të ulur rrezikun?
Pas operacionit rekomandohet:
• Mbajtja e peshës trupore normale
• Trajtimi i kapsllëkut sa me mire dhe parandalimi I periudhave te gjate te konstipacionit ekstrem.
• Trajtimi i kollës kronike dhe parandalimi I atakeve te zgjatura te kolles kronike
• Shmangia e ngritjes së peshave të rënda
• Kryerja e ushtrimeve për dyshemenë pelvike sipas këshillës së mjekut por ushtrime pa sforcim fizik
• Vizita periodike kontrolli
Kur duhet të konsultoheni me mjekun?
rikthehet prolapsi pas operacionit
Kontaktoni gjinekologun nëse pas operacionit shfaqen:
• Ndjesi e një fryrjeje ose mase në vaginë
• Vështirësi në urinim
• Inkontinencë urinare e re
• Dhimbje pelvike të vazhdueshme
• Simptoma që përkeqësohen me kalimin e kohës
Përfundim
Megjithëse prolapsi mund të rikthehet pas operacionit, shumica e pacienteve përjetojnë përmirësim të dukshëm dhe afatgjatë të cilësisë së jetës. Zgjedhja e teknikës së duhur
kirurgjikale, përvoja e kirurgut dhe respektimi i rekomandimeve pas operacionit janë faktorët më të rëndësishëm për një rezultat të suksesshëm.
KLINIKA TRADITA ju ofron experience kirurgjikale 40 vjecare, konfidencialitet, trajtim profesional individual sepse cdo pacient ka shume rendesi per ne dhe cdo pacient ka specifikat e veta. Në KLINIKA TRADITA, çdo paciente vlerësohet individualisht për të zgjedhur trajtimin më të përshtatshëm dhe për të minimizuar rrezikun e rikthimit të prolapsit.
Jeni te mirseardhur. 0694383300
per infermacion me te hollesishem drejtohuni te ACOG
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
1. rikthehet prolapsi pas operacionit?
Po. Edhe pse shumica e operacioneve japin rezultate afatgjata shumë të mira, prolapsi mund të rikthehet në një pjesë të pacienteve.
Table of Contents
2. Sa i shpeshtë është rikthimi i prolapsit?
Rreziku ndryshon sipas llojit të prolapsit, teknikës kirurgjikale dhe faktorëve individualë. Shumica e grave nuk kanë nevojë për një operacion të dytë.
3. Cilët faktorë rrisin rrezikun e rikthimit?
Lindjet vaginale, mosha, obeziteti, kapsllëku kronik, kolla kronike, ngritja e peshave të rënda dhe dobësia e indeve lidhëse mund të rrisin rrezikun.
4. Rikthehet prolapsi pas operacionit. A mund të parandalohet rikthimi i prolapsit?
Rreziku mund të ulet duke mbajtur peshë normale, duke trajtuar kapsllëkun, duke shmangur ngritjen e peshave të rënda dhe duke ndjekur këshillat e gjinekologut pas operacionit.
5. Rikthehet prolapsi pas operacionit. Nëse prolapsi rikthehet, a duhet gjithmonë një operacion tjetër?
Jo. Në disa raste mjaftojnë ushtrimet e dyshemesë pelvike, pesari vaginal ose trajtime të tjera konservative. Operacioni rekomandohet vetëm kur simptomat janë të rëndësishme.
6. Kur duhet të kontaktoj gjinekologun pas operacionit?
Duhet të konsultoheni nëse ndieni përsëri një fryrje ose masë në vaginë, presion pelvik, vështirësi në urinim ose jashtëqitje, ose nëse simptomat rikthehen dhe ndikojnë në jetën e përditshme.