7 Maj, 2026

Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës

Grua duke përdorur kalkulator për vlerësimin e rrezikut të prolapsit të mitrës.

Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës

Sa është rreziku juaj për prolaps të mitrës?

Prolapsi i mitrës – Prolapsi i mitrës ndodh kur muskujt dhe ligamentet e dyshemesë pelvike dobësohen dhe nuk janë më në gjendje të mbështesin organet pelvike.

Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës

Prolapsi i mitrës – Duhet te dini qe te gjitha organet pelvike kane nje sistem fiksues qe i mban ne vendin e vet. Ky sistem fiksues perbehet nga muskuj, fascie tendine dhe ind lidhor. Kur ky sistem demtohet per arsye te ndryshme ndodh rreshqitja e organeve pelvike, ne fomra te ndryshme. Prolapsi i mitres eshte nje nga format e rreshqitjes.

Faktoret qe ndikojne ne prolapsin e mitres dhe pyetjet qe behen per vleresimin e rrezikut te prolapsit

Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës – faktoret qe ndikojne

  • Jeni mbi 50 vjec.
  • Keni pasur 3 ose me shume lindje vaginale.
  • Keni pasur lindje te veshtire (femije > 4 kg).
  • Keni pasur perdorim te forcepsit ose vagumit gjate lindjes.
  • Jeni ne menopauze.
  • Keni mbipeshe (BMI ≥ 30)
  • Keni pune qe kerkon ngritje te peshave te renda.
  • Keni koll kronike (p.sh. nga duhani, astma, COPD).
  • Vuani nga kapslleku kronik.
  • Keni histori familjare per prolaps te organeve te legenit.
  • Keni pasur histerektomi (heqje te mitres).
  • Keni pasur tjeter kirurgji gjinekologjike ne legen.
  • Vuani nga dobesi te indit lidhes (p.sh. varice, hernie, lekure e lire).
  • Keni duhanpirje aktive.
  • Keni aktivitet te ulet (jete sedentare).
  • Keni presion te larte intraabdominal (p.sh. nga ascites).
  • Keni pasur urgjence ose veshtiresi urinimi.
  • Keni ndjesi rendese apo presioni ne legen.
  • Keni rrjedhje urine ne perpjekje (kolle, te qeshur apo aktivitet fizik).
  • Keni pasur me pare simptoma te prolapsit te organeve te legenit.

Disa faktorë mund të rrisin rrezikun për zhvillimin e kësaj gjendjeje.

Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës është një vlerësim orientues, që mund të ndihmojë për të kuptuar nëse mund të keni rrezik më të lartë për prolaps të mitrës.

⚠️ Ky test nuk përbën diagnozë mjekësore.

Kalkulator orientues për vlerësimin e rrezikut të prolapsit të mitrës tek gratë.

Si përdoret – Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës

Për çdo faktor risku që vlen për ju, jepni pikët përkatëse.

Faktorët e rrezikut

Ka disa lloj kategorizimesh per faktoret e rrezikut ne bze te te cilave ndertohet Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës. Me poshte eshte njeri prej tyre. Poshte tij eshte nje klasifikim tjeter qe sherben si Test orientues për rrezikun e prolapsit të mitrës

Mosha

  • nën 40 vjeç → 0 pikë
  • 40–50 vjeç → 1 pikë
  • mbi 50 vjeç → 2 pikë

Numri i lindjeve vaginale

  • 0 lindje → 0 pikë
  • 1–2 lindje → 1 pikë
  • 3 ose më shumë lindje → 2 pikë

Pesha e trupit

  • peshë normale → 0 pikë
  • mbipeshë → 1 pikë
  • obezitet → 2 pikë

Kapsllëku kronik

  • jo → 0 pikë
  • ndonjëherë → 1 pikë
  • po → 2 pikë

Ngritja e peshave të rënda

  • rrallë → 0 pikë
  • ndonjëherë → 1 pikë
  • shpesh → 2 pikë

Kollë kronike

  • jo → 0 pikë
  • ndonjëherë → 1 pikë
  • po → 2 pikë

Simptoma të dobësimit të dyshemesë pelvike

  • nuk kam → 0 pikë
  • kam disa simptoma → 1 pikë
  • kam disa simptoma të shpeshta → 2 pikë

Interpretimi i rezultatit

0 – 4 pikë

Rrezik i ulët për prolaps të mitrës.

5 – 8 pikë

Rrezik i moderuar për dobësim të dyshemesë pelvike.

9 – 14 pikë

Rrezik i lartë për prolaps të mitrës.

15 – 20

Rrezik shume i larte

Rekomandohet konsultë me gjinekologun.

Mjeke gjenekologe shpjegon modelin e mitrës dhe prolapsin tek pacientja.

Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

Rekomandohet një vizitë gjinekologjike nëse:

  • ndjeni rëndesë në legen
  • ndjeni një masë në vaginë
  • keni rrjedhje urine
  • simptomat përkeqësohen me kalimin e kohës.

Diagnostikimi i hershëm mund të ndihmojë në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm.

Autor

Prof. Asc. Dr. Arben Haxhihyseni
Obstetër – Gjinekolog
Kirurgjia gjinekologjike vaginale
Kirurgjia e dyshemesë pelvike

Test orientues per rrezikun e prolapsit te mitres
Kalkulator  perrrezikun e prolapsit te mitres

Ju keshillojme te merrni informacion profesional nga IUGA.

Këshilla dhe informacione mjekësore

Të gjithë artikujt
17 Gusht, 2026
Dhimbja pelvike

Dhimbja pelvike – Kur duhet vizita te gjinekologu? Çfarë është dhimbja pelvike dhe cilat janë shkaqet? Dhimbja pelvike ... Read more

14 Gusht, 2026
Sëmundja Inflamatore Pelvike

Çfarë është PID, shkaqet, mënyra e zhvillimit dhe faktorët e rrezikut Sëmundja Inflamatore Pelvike – Sëmundja Inflamatore Pelvike ... Read more

14 Gusht, 2026
Cerviciti

Cerviciti – Çfarë është, shkaqet, faktorët e rrezikut, simptomat dhe komplikacionet Cerviciti – Cerviciti është një inflamacion i ... Read more

Gati për të filluar trajtimin tuaj?

Rezervoni një konsultë dhe merrni vlerësim profesional për problemin tuaj.

Ne jemi gjithmonë pranë jush!

Kontakt

Keni pyetje apo dëshironi të rezervoni një konsultë? Na kontaktoni dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me çdo informacion që ju nevojitet.

E hënë – E enjte 08:00 – 18:30
E premte 08:00 – 15:00
Contact form