Prolapsi i mitres eshte nje problem me i shpeshte sesa mendohet. megjithaste shume gra hezitojne te flasin per prolapsin e mitres dhe te kerkojne ndihme mjeksore.
Prolapsi i mitres eshte nje semundje qe takohet relativisht shpesh sidomos te grate mbi 45 vjece. Faktoret kryesore qe shkaktojne prolapsin e mitres jane: Lindjet spontane me peshe te madhe te femijes, te veshtira, te zgjatura, menopauza, kolla kronike, teshtitja kronike, konstipacioni kronik, ndritja e peshave te renda, mbipersh sidomos obeziteti patollogjik, konstitucione etj.
Perllogaritet qe prolapsi i mitres prek rreth 50% te grave mbi 50 vjec por ne forma dhe shkale te ndryshme. Duke qene nje patollogji e shpeshte konsiderohet si shenje pleqerie por ne fakt eshte nje patollogji, semundje qe ska arsye ta vuaje cdo grua qe e ka. Prandaj duhet te behet nje propagande ndergjegjesuese qe grate qe e vuajne sidomos kru kane prolaps te gr 3 4, te kerkojne ndihme mjeksore te specializuar dhe ne te shumten e rasteve korigjohen me operacion.
Pse ndodh prolapsi mitres?
Prolapsi i mitres ndodh nga dobesimi i sistemit fiksues te organeve genitale femerore qe njekohesisht shkakton dhe inkontinence urinare. Organet genitale femerore kane nje sistem te tere fiksues qe perbehet nga sistemi fiksues mobil dhe sistemi fiksues stativ. Sistemi fiksues mobil perbehet nga muskujt e pelvikut qe luajne funksionin rregullues te urinimit dhe defekimit. Ndersa sistemi stativ perbehet nga ligamente fascie dhe tendine qe mbajne organet genitale femerore ne pozicionin normal dhe te ekuilibruar, te afte per te kryer funksionet e tyre.
Megjithëse prolapsi i mitrës është relativisht i zakonshëm, shumë gra nuk kërkojnë ndihmë mjekësore për disa arsye.
Disa prej tyre janë:
- ndjenja e turpit për të diskutuar këtë problem;
- mendimi se simptomat janë pjesë normale e plakjes;
- mungesa e informacionit për trajtimet që ekzistojnë.
Në realitet, shumë gra jetojnë për vite me simptoma të prolapsit pa e ditur se ekzistojnë trajtime që mund t’i ndihmojnë.
13. Në cilën moshë shfaqet më shpesh prolapsi?
Prolapsi i mitrës mund të shfaqet në çdo moshë, por është më i zakonshëm në disa grupe të caktuara.
Ai është më i shpeshtë tek:
- gratë mbi moshën 45–50 vjeç;
- gratë që kanë pasur disa lindje vaginale;
- gratë në menopauzë;
- gratë me dobësim të muskujve të dyshemesë pelvike.
Megjithatë, prolapsi mund të ndodhë edhe tek gratë më të reja, sidomos pas lindjeve të vështira ose kur muskujt pelvikë janë dobësuar.
14. Pse është i rëndësishëm diagnostikimi i hershëm i prolapsit te uterusit?
Diagnostikimi i hershëm i prolapsit të mitrës është shumë i rëndësishëm, sepse në fazat e para trajtimi mund të jetë më i thjeshtë. Ne graden e pare dhe te dyte prolapsi i mitres mund te trajtohet me procedura konservative ndersa ne fazen e 3 dhe te 4 trajtohen ne menyre kirurgjikale.
Në disa raste, prolapsi në fazat e hershme mund të trajtohet me:
- ushtrime për forcimin e dyshemesë pelvike;
- trajtime konservative;
- metoda moderne jo kirurgjikale.
Kur prolapsi është më i avancuar, mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për të korrigjuar pozicionin e organeve pelvike.
Një mesazh i rëndësishëm për gratë me prolaps te uterusit, mitres
Është e rëndësishme që gratë të kuptojnë se prolapsi i mitrës është një gjendje relativisht e zakonshme dhe se nuk duhet të ndihen në siklet për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ndihma mjeksore e ndihmon gruan me prolaps te mitres te rrisi ne menyre te dukshme cilesisne e jetes.
Sot ekzistojnë shumë metoda diagnostikimi dhe trajtimi që mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave dhe në rikthimin e cilësisë së jetës.
Ne rastet me prolaps te uterusit te grades 1 dhe te 2 ka disa procedura konservative per permiresimin e gjendej se prolapsit te uterusit si: elektrostimulacion, HIFU, Radiofrekuence, lazer, fiskulture, ushtrimet e kegelit etj
informacion te plote mund te merrni ne IUGA