Si diagnostikohet prolapsi i mitres.
Si diagnostikohet prolapsi i mitrësDiagnostikimi i prolapsit të mitrës dhe i prolapsit të organeve pelvike bazohet kryesisht në historinë klinike të pacientes dhe në ekzaminimin gjinekologjik. Në shumicën e rasteve diagnoza mund të vendoset relativisht lehtë nga një mjek gjinekolog me përvojë në vlerësimin e dyshemesë pelvike.
Megjithatë, në disa raste mund të nevojiten edhe ekzaminime shtesë për të vlerësuar më mirë shkallën e prolapsit dhe për të identifikuar probleme të tjera të shoqëruara, si çrregullimet urinare ose defekatore.

Anamneza: historia mjekësore
Si diagnostikohet prolapsi i mitrësHapi i parë në diagnostikimin e prolapsit është marrja e historisë mjekësore të pacientes.
Mjeku zakonisht pyet për disa simptoma karakteristike, si:
- ndjesia e rëndesës në legen
- presion në vaginë
- ndjesia sikur diçka po zbret në vaginë
- prania e një mase në vaginë
- rrjedhje urine gjatë kollës ose qeshjes
- urinim i shpeshtë
- vështirësi gjatë defekimit
- parehati gjatë marrëdhënieve seksuale.
Gjithashtu mjeku mund të pyesë për faktorët e rrezikut, si:
- numri i lindjeve vaginale
- lindje të vështira
- menopauza
- kapsllëku kronik
- ngritja e peshave të rënda
- operacione të mëparshme gjinekologjike.
Këto informacione janë shumë të rëndësishme për të kuptuar origjinën dhe zhvillimin e prolapsit.
Ekzaminimi gjinekologjik
Ekzaminimi gjinekologjik është metoda kryesore për diagnostikimin e prolapsit të mitrës.
Gjatë ekzaminimit, mjeku vlerëson:
- pozicionin e mitrës
- murin e përparmë të vaginës
- murin e pasmë të vaginës
- prania e cistocelës, rektocele ose enterocelës
- shkallën e zbritjes së organeve pelvike.
Ekzaminimi zakonisht kryhet në pozicionin gjinekologjik, ndërsa në disa raste mund të kryhet edhe në pozicion në këmbë për të vlerësuar më mirë prolapsin.
Mjeku mund t’i kërkojë pacientes të:
- kollitet
- shtyjë, manovra e Valsalvës
në mënyrë që të vlerësohet më mirë shkalla e zbritjes së organeve pelvike.
Sistemi i klasifikimit POP-Q
Si diagnostikohet prolapsi i mitrës. Në mjekësinë moderne përdoret shpesh sistemi i klasifikimit POP-Q, Pelvic Organ Prolapse Quantification, për të vlerësuar më saktë prolapsin e organeve pelvike.
Table of Contents
Ky sistem përdor pika të caktuara anatomike në vaginë për të matur shkallën e prolapsit në raport me himenin.
Avantazhet e këtij sistemi janë:
- standardizimi i vlerësimit të prolapsit
- mundësia për krahasim të rezultateve para dhe pas trajtimit
- vlerësim më i saktë i strukturave pelvike.
Megjithatë, në praktikën e përditshme shumë mjekë përdorin edhe klasifikimin tradicional me katër grada të prolapsit.
Ekzaminimi i funksionit urinar
Meqenëse prolapsi shpesh shoqërohet me probleme urinare, në disa raste mund të jetë e nevojshme edhe vlerësimi i funksionit të fshikëzës urinare.
Kjo mund të përfshijë:
- testin e rrjedhjes së urinës
- ekzaminimin urodinamik
- matjen e urinës së mbetur pas urinimit
Këto ekzaminime ndihmojnë në diagnostikimin e çrregullimeve si:
- inkontinenca urinare nga stresi
- inkontinenca urgjente
- çrregullime të zbrazjes së fshikëzës.

Ekzaminimet imazherike
Në shumicën e rasteve prolapsi diagnostikohet vetëm me ekzaminim klinik. Megjithatë, në disa situata mund të përdoren edhe ekzaminime imazherike për një vlerësim më të detajuar.
Këto mund të përfshijnë:
Ekografia pelvike
Ndihmon në vlerësimin e organeve pelvike dhe në përjashtimin e patologjive të tjera.
Rezonanca magnetike pelvike, MRI
Mund të përdoret për të analizuar më saktë strukturat e dyshemesë pelvike.
Defekografia
Në disa raste përdoret për të vlerësuar problemet e defekimit dhe rektocelet.
Vlerësimi i plotë i dyshemesë pelvike
Është shumë e rëndësishme që diagnostikimi i prolapsit të mos kufizohet vetëm në mitër.
Mjeku duhet të vlerësojë gjithmonë:
- prolapsin e mitrës
- cistocelen
- urethrocelen
- rektocelet
- enterocelen
- funksionin urinar
- funksionin intestinal.
Ky vlerësim i plotë ndihmon në zgjedhjen e trajtimeve më të përshtatshme dhe më efektive.
Pse është i rëndësishëm diagnostikimi i saktë?
Diagnostikimi i saktë i prolapsit të organeve pelvike është shumë i rëndësishëm sepse ndihmon në:
- përcaktimin e shkallës së prolapsit
- identifikimin e problemeve të tjera të shoqëruara
- zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm.
Trajtimi mund të përfshijë:
- trajtime konservative
- rehabilitim të dyshemesë pelvike
- trajtime moderne jo kirurgjikale
- trajtim kirurgjik.
Zgjedhja e trajtimit duhet të jetë gjithmonë individuale dhe e përshtatur për çdo paciente.
Informacion profesional merr tek IUGA ACOG